Mblidhet Këshilli Bashkiak Mat, këshilltarët me maska dhe në distancë nga njëri tjetri

0

Ndryshe nga dy mbledhjet e kaluara, Këshilli i Bashkisë Mat u mblodh këtë të martë në sallën e zhvillimit të mbledhjeve në ambjentet e bashkisë. Për shkak të rëndësisë së pikave dhe nevojës së kohës për t’i shqyrtuar, u vendos që duke zbatuar rregullat e mbrojtjes nga Covid-19, mbledhja të zhvillohej aty. Këshilltarët ishin të pajisur me maskat mbrojtëse, doreza, dezinfektant dhe me distancë nga njëri – tjetri. Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Elisa Gjasta, prezantoi rendin e ditës me 11 pika. Më pas nisi shqyrtimi i pikave një e nga një, ku fillimisht nisi me miratimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike. dy pikat pasardhëse mbi tavanet përgaditore të shpenzimeve buxhetore afatmesme 2021 – 2023 dhe informacion për realizimin e buxhetit, të ardhurave, detyrimeve e prapambetura për 3 mujorin e parë të vitit 2020, morën miratimin e 13 këshilltarëve të pranishëm. Më pas këshilli u ndal në diskutimin dhe miratimin e 6 projekt-vendimeve për hapje rrugësh që më parë nuk ishin në lagjen, “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit, fshatin Midhë, Frankth, Batërr e Madhe, Batërr e Vogël Njësia Administrative Komsi dhe në lagjen “Kodra e keqe” në fshatin Baz. Të gjitha projekt-vendimet morën votat unanime të këshilltarëve të pranishëm në këtë mbledhje.