Shifra alarmante, shkon në 100 numri i personave të helmuar në Bulqizë

0


Që nga e shtuna qytetarët e dy lagje të bulqizës u prekën nga një helmim masiv, ndërsa numri vijon të rritet. Këtë të hënë numri i atyre që kanë këkruar ndihmë mjekësore arrin në mbi 100. Një nga banorët e zonës tregon se është prekur janë prekur familjarisht nga helmimi.
Mjeket bënë të ditur se pacientët u paraqitën me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Ata përjashtojnë mundësinë e një viroze, ndërsa dyshimet më të mëdha janë tek uji i pijshëm.
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu pa nga afër disa pacient dhe u shpreh se situata po monitorohet me kujdes, ndonëse nuk ka asnjë rast të rëndë:
Që situata të mos agravojë më tej, Drejtoria e Shëndetit Publik në Bulqizë ka kërkuar nga qytetarët të mos e konsumojnë ujin e rrjetit derisa problemi të sqarohet zyrtarisht. Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, Rovena Daja u shpreh se se banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pijnë ujë nga çemzat.
Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për rastin në fjalë, ku ka marrë në pyetje qytetarë të paraqitur në spital, mjek, drejtues të ujësjellësit si dhe ato të Shëndetit Publik Bulqizë.