Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Arsimit, Bashkia e Matit nëpërmjet Njësisë së Integrimit dhe Bibliotekën Publike Mat, zhvilluan një aktivitet me tematikë “Dhuro një lule për arsimdashësit, si një e mirë publike”. Aktiviteti u shoqërua me mesazhe të dhëna nga drejtues e mësues të arsimit parashkollor atij 9-të vjeçar dhe të mesëm të përgjithshëm etj. I pranishëm në këtë aktivitet, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se puna e mësuesve është për tu vlerësuar dhe mbështetur pasi është baza e gjithçkaje për njeriun.
Të rinjtë e shkollave të qytetit të Burrelit që janë pjesë e bibliotekës Mat nëpërmjet eseve apo poezisë përcollën mesazhe të rëndësishme për figurën e mësuesit.
Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia që prej vitit 2020, kanë munguar aktivitetet për vlerësimin e mësuesve të dalë në pension. Kështu Bashkia Mat ka zgjedhur enkas këtë aktivitet për të vlerësuar me çertifikatë mirënjohjeje 24 mësues të dalë në pension gjatë dy diteve. Mësuesit e vlerësuar ishin: Lirije Kadiu, Pashke Përshqefa, Shkëlzen Gjoka, Kasem Metra, Vjollca Cani, Vladie Reçi, Hamide Kolaveri, Aqif Shehi, Servete Sulkurti, Rustem Lala, Qazim Berberi, Hajrulla Kolaveri, Tana Hysa, Xharie Kurti, Haqif hetaj, Gjelë Doçi, Bijane Mata, Nafije Stafasani, Ramazan Ukaj, Vokërr Dishi, Violeta Lala, Flutura Vaçi, Baftjar Punavija dhe Sabri Leka.