10.1 milion lekë për të shmangur përmbytjet në Bulqizë, shpallet fituesi i tenderit

0

Zona mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës është përmbytur vazhdimisht kryesisht gjatë stinës së vjeshtës. Sipas specialistëve, kjo ka ndodhur për shkak të bllokimit të kanalit ujëmbledhës mes dy lagjeve.
Tombino e vendosur në rrugën e Arbrit nuk përballonte gjithë sasinë e ujit që mblidhej nga lugina e Bulqizës çka bëntë që zona kryesisht ajo e rrugës lidhëse mes dy lagjeve të përmbytej.
Ndërkohë, për të shmangur këtë problematikë të përsëritur, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka tenderuar një fond prej afro 12.5 milion lekë të rinj për të ndërtuar një tombino të re me kapacitet më të madh për kalimin e ujërave, në mënyrë që të shmangen njëherë e mirë përmbytjet në zonën mes dy lagjeve të Bulqizës.
Që prej datës 20 Prill është shpallur edhe firma fituese në vlerën e 10.1 milion lekëve të rinj e cila do të bëjë zgjerimin e tombinos dhe uljen e kanalit në mënyrë që ujërat e shiut të mos krijojnë më probleme.
Brenda pak ditësh firma duhet të nisë punimet dhe t’i mbyllë ato, sipas të dhënave në Agjensinë e Prokurimit Publik për dy muaj.