Zyrtare, Joe Biden presidenti i ri i Amerikës

0

Sipas CNN, Joe Biden ka fituar zgjedhjet dhe është tashmë presidenti i 46 amerikan.   

Kandidati demokrat ka mundur presidentin republikan Donald Trump pas një gare zgjedhore plot tension, ku rezultatet vonuan disa ditë për të dalë.

Sipas të dhënave e CNN, Ap dhe Msnbc, Biden ka fituar në shtetin kyç të Pensilvanisë dhe ka arritur 273 vota elektorale, të mjaftueshme për shpalljen si president.

Postimi i Joe Biden, i pari si president i zgjedhur

Me 74,478,345 vota deri më tani, Biden është presidenti më i moshuar por edhe më i votuari në historinë amerikane.

Ndërkohë, presidenti aktual Donald Trump ende nuk mendon të pranojë humbjen elektorale, madje i ndodhur në Vixhinia në një nga resortet në pronësi të tij ka postuar në Twitter një deklaratë domethënëse,  “Unë i kam fituar zgjedhjet, me shumë diferencë”.

Postimi i Donald Trump

Në shtetin e Pensilvanisë, janë tashmë më shumë se 28 mijë votat në favor të Joe Biden, që do të e bëjnë ndoshta të pamundur në atë shtet ankimimin e republikanëve që denoncojnë parregullsi.  

Lajm në përditësim…