Zija Keshi, kultivuesi i “vetëm” i Aronias në Qarkun Dibër, kërkon të sigurojë fermën e tij

0

Aronia është një frut i rrallë në vendin tonë, ndërsa i pari që e kultivoi 4 vite më parë ishte Zija Keshi nga fshati Majtarë i Njësisë Administrative Maqellarë të Dibrës. Zijaj është i kënaqur me prodhimin e frutit të Aronias, ndërsa fermën e ka shtuar edhe me Gojy Barry e lajthi. Zija Keshi është themeluesi i fermës Keshi Fruit Medicinal e cila është e vetmja fermë prodhuese e fidaneve të bimëve medicinale Aronia dhe Goji Berry. Fidanët janë të çertifikuar në Entin Shtetërorë të farërave dhe fidanëve në Ministrinë e Buqësisë. Ndonëse prodhimi në fermën e tij ka ardhur në rritje nga viti në vit, fermeri Zija Keshi po përballet me një problem, atë të sigurimit të fermrës në rast të dëmtimit të saj. Keshi shprehet se kompanitë private nuk pranojnë ta sigurojnë, ashtu si dhe institucionet shtetërore. Zijai shprehet gjithashtu se ka frikën e ndonjë stuhie breshëri, çka do t’i dëmtonte gjithë prodhimin stinor.