Xhelal Mziu i bashkohet Berishës, kryetari “e shpërblen” me postin e rëndësishem

0
27

Deputetët demokratë Xhelal Mziu dhe Tomorr Alizoti i janë bashkuar grupit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Burime për mediat bëjnë me dije se Mziu është zgjedhur kryetari i grupit të punës për qarkun e Dibrës, ndërsa Alizoti kryetar i grupit të punës së Beratit.

Gjithashtu mësohet se Mziu dhe Tomorri refuzuan ftesën për takimin e thirrur nga kolegu i tyre Lefter Gështenja që u mbajt në një lokal të kryeqytetit.

Në takim nuk morën pjesë as deputetë të tjerë demokratë si Grida Duma, Ervin Salianji, Zef Hila, Greta Bardeli dhe Lindita Metaliaj.