Xhelal Mziu hedh posht zërat për përplasje. Poston foto krah Hakës: Shpifje të falangave rilindasve

0

Deputeti Xhelal Mziu ka hedhur poshtë gjithë zërat e orëve të fundit të cilat flisnin për një përplasje të tij me kandidatin e PD Luan Haka.

Sipas portalit CNA Xhelal Mziu kishte dhunuar fizikisht kandidatin Luan Haka dhe ishte përplasur edhe me Lulzim Bashën pêr këtë kandidatur.

Mesa duket Partia Demokratike në bashkinë Dibër vijon të jetë e bashkuar dhe kërkon fitoren në 6 Mars.

Statusi i Mziut në facebook

Një foto që flet sa një mijë fjalë me mikun tim dhe kandidatin e PD që do jetë Kryetar i Bashkisë Dibër me 6 mars, z.Luan Haka!

Orteku i fitores së PD dhe Luan Hakës do të filloj nga Kalaja e Dodës, për të shembur qeverisjen e krimit zgjedhor, të korrupsionit qeveritar dhe braktisjes së Dibrës!

Një pështirje për të gjithë shpifësit dhe intriguesit anti demokrat dhe falanga të rilindjes!

Me datë 6 mars çdo demokratë dhe socialist i ndershëm do të votoj nr. 2, do të votoj Luan Haka, do të votoj Partinë Demokratike të Shqipërisë, si shpresa e vetme e çdo shqiptari! ✌️✌️✌️