Vrasja në Dajt/ I ati 23 vjeçares: Edhe sot do e vrisja, por eshtrat e gjetura nuk janë të saj

0

Zbardhet dëshmia në polici e 66 vjeçarit Faik Buci i arrestuar për vrasjen e vajzës së tij. Ai pretendon se e bija është gjallë por është trafikuar.

Megjithatë, thotë se edhe sot po t’i dalë përpara do të vriste për shkak se e kishte mohuar si vajzës.

“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”, ka deklaruar ai në polici në dëshminë e publikuar nga News 24.

“Edhe sot po të më dalë para e vras”, shton ai.

23 vjeçarja Eglantina Buci u zhduk pa gjurmë në vitin 2012. Për këtë krim, policia akuzon shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, përkatësisht babai dhe vëllai i viktimës.

“Motivi i vrasjes së bërë nga babai dhe vëllai i saj lidhet me faktin që shtetasja Eglantina Buci është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e familjarëve të saj”, sqaronte policia të premten.

Aktualisht, vëllai i saj, është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim për vrasje në tentativë.

Zbardhet dëshmia në polici e 66 vjeçarit Faik Buci i arrestuar për vrasjen e vajzës së tij. Ai pretendon se e bija është gjallë por është trafikuar.