Ura e fshatit Fshat tek Rruga e Kombit, një ndër veprat më të mëdha të artit veç tunelit të Murrizës, është drejt përfundimit të plotë.

IMG-20201128-WA0015.jpg

Kompania e cila ka marrë përsipër ndërtimin e kësaj ure ka përfunduar prej kohësh të bëjë lidhjen e fundit metalike, e tani gjatë festave të fundvitit e kanë betonuar, duke i dhënë asaj formën përfundimtare.

Ura e fshatit Fshat ne rrugen e re te Arberit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër dhe është 180 metra e gjatë dhe 155 metra e lartë, ose 6 metra më e lartë se ura e Vashës e rugës së Arberit.

Ndërtimi i kësaj vepre përmbyll një ndër punimet më të vështira për ndërtimin e rrugës së Arbrit. 

Siç shihet dhe në fotot e sigurura nga newsbomb.al, janë mbi 15 punënjës të cilët kanë dalë në terren edhe këto pushimi, për të përfunduar një nga veprat më të bukra në këtë zonë.