
Megjithë masat e marra për mbrotjen e luginës së shkopetit nga ndotja, ku Bashkia e Matit vendosi pak kohë më p[arë kontejner për hedhjen e mbeturinave, persona të papërgjegjshëm kanë shkaktuar tjetetër ndotje.
Në afërsi të vendit të quajtur “Vabli” është hedhur peshk i ngordhur i cili dyshohet të ketë qenë nisur për treg. Sasia e hedhur aty është e madhe, duke shkaktuar një aromë të keqe por edhe ndotje të mjedisit.
Në lidhje me këtë problem janë vënë ne dijeni edhe strukturat vendore, të cilat kanë njoftuar organet e rendit për të hetuar rastin. Paraprakisht dyshohet që sasia e madhe e peshkut të ngordhur aty të jetë hedhur nga subjekte që operojnë në Milot, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe nga Qarku i Dibrës.
Nisur nga kjo, strukturat vendore kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve në ndotje të tilla në mënyrë që shkelësit e ligjit të vihen para drejtësisë. Rruga në luginën e Shkopetit është me një pamje panoramike që i shërben edhe turizmit e si e tillë ajo duhet të mbahet pastër sidomos nga vetë ata që lëvizin në këtë rrugë.