Rekamë


Mat Televizion transmetoi të premten e shkuar se si automjetet që hynin brenda ambjenteve ku ndodhen pavionet e shtrimit në spitalin e Burrelit, binin në grackën e pagesës së parkimit.
I vetmi njofim për drejtuesit e mjeteve që shkonin aty për të parë të afërmit e tyre të shtruar në ato pavione, ishte një letër shumë e vogël e ngjitur në traun e portës, letër të cilën në lëvizje të lirë vështirë ta shohësh.
Pasi lejohet hyrja e menjëhershme e automjeteve, dalja nga aty kushton plot 100 lekë të reja, pavarësisht kohës që qëndron brenda.
Për këtë Mat Televizion kërkoi informacion nga drejtuesit e spitalit, por përgjigja ishte që do të vihej tabela informuese siç e parashikon ligji që qytetarët të njihen para se të futen aty me parkimin që duhet të paguajnë. Madje tabela duhet të ketë edhe vlerën apo kohën që do të taksohen.
Mat Televizion nuk vë në diskutim ligjshmërinë e këtij shërbimi me pagesë, por kërkon transparencë për të gjithë qytetarët të cilët para se të biejnë në grackën e vendosur, duhet të infromohen paraprakisht.
Gjatë një vëzhgimi të bërë këtë të hënë, u konstatua se sërisht mungonte informacioni me tabela për këtë shërbim. E vetmja letër është ajo e vendosur mbi tra, që vështirë të dallohet.