Vijojnë të jenë aktive zjarret në Macukull e Balgjaj

0
18

Prej tre ditësh një zjarr ka përfshirë masivin pyjor në vendin e quajtur “Valca” në Macukull. Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi e ndihmuar edhe nga era e fortë. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga ana e punonjësve të shërbimit pyjor dhe ato të shërbimit zjarrfikës, ka qenë e pamundur neutralizimi flakëve. Edhe këtë të shtunë, por punohet për fikjen e zjarrit me anë të pompave të shpinës por edhe me mjete rrethanore. Drejtues të Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Matit thanë se për shkak të terrenit të thyer, është tepër e vështirë që zjarri të pengohet për tu përhapur. Megjithatë, puna vazhdon në terren.
Edhe vatra e zjarrit në Malin e Balgjajt në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit vijon të jetë aktive. Ndonëse u mendua se zjarri u neutralizua një ditë më parë, mbrëmjen e djeshme është riaktivizuar në anën veriore. Drejtues të Drejtorisë së Pyjeve në Bashkinë Klos thanë se që prej mëngjesit, punonjësit e shërbimit pyjor dhe ato të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve. Për shkak të mungesës së rrugës së makinës, është e pamundur ndërhyrja me mjet zjarrfikës.