Një stuhi ere ka përfshirë mëngjesin e kësaj të premteje gjithë Qarkun Dibër duke shkaktuar probleme kryesisht në qytete. Si pasojë e erës së fortë janë shkaktuar dëme të shumta materiale në të gjithë qytetin e Peshkopisë. Era e fortë arriti të shkatërojë plotësisht çatinë e një banese ndërsa është dëmtuar dhe një makinë e parkuar aty pranë. Era e fuqishme shjkaktoi probleme edhe në lëvizjen e mjeteve e qytetarëve në rrugët e qytetit verilindor. Po ashtu stuhia ka rrëzuar e thyer edhe disa pemë të cilat kanë dëmtuar edhe automjetet e parkuara përgjatë rrugës. Era e fortë nisi rreth orës 08:00 të mëngjesit ndërsa për fat të mirë nuk pati persona të lënduar. Ndërkohë i gjithë Qarku Dibër është karakterizuar edhe me temperatura të larta të motit si dhe reshje të dobëta shiu të shoqëruar me pluhur