
Gjykata e apelit ka lënë sot në fuqi masën e pezullimit të Armand Dukës në krye të FSHF.
Me vendimin saj të formës së prerë, Apeli ka rrëzuar zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Megjithatë Armand Duka vijon të sfidojë drejtësinë shqiptare, duke zhvilluar takime si president i FSHF-së, edhe pse aktualisht është i jashtëligjshëm.
Ai sot ka inspektuar punimet e stadiumit të ri të Kukësit, ku i është bërë dhe një pritje “madhështore”.
Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici kishte organizuar një surprizë për Armand Dukën, ku kishte nxjerr 5 punonjësit e tij përpara stadiumit për të brohoritur “Duka, Duka, Duka”.
Përveç këtyre skenave qesharake të organizuar nga punonjësit e bashkisë së Kukësit me urdhërin e Safet Gjicit, ajo që ra në sy ishte dhe mbërritja e Armand Dukës me makinën e tij super luksoze dhe super të shtrenjtë “Bently”, duke shfaqur karshillikun e tij tyre përpara atyre punonjësve të gjorë.https://www.youtube.com/embed/sd98PL358m8?feature=oembedhttps://youtube.com/watch?v=sd98PL358m8%3Ffeature%3Doembed