Drejtori i hipotekës në Kukës është çuar nga karrigia e tij dhe ka sulmuar nënkryetarin e Bashkisë, krahun e djathë të Safet Gjicit. Teksa të dy nisën përleshjen, menjëherë për të shuar sherrin ndërhynë shefi i sigurisë në Bashki, Ylber Duraku (nga e djathta) dhe drejtori i Doganës së Morinës, Alban Trota (nga e majta).



KUKËS– Fjala vret më shumë se plumbi por duket se në Kukës ka ende “besnikë” të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me grushta. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërritur e një video të një sherri jo dosido, por mes drejtorash dhe personash të afërt me kryebashkiakun Safet Gjici.

Diskutimi i nisur mes 4 drejtorëve ka degraduar keq, pasi diçka që ka thënë Granit Gjana ka nxehur tej mase Vladimir Shpahian. Drejtori i hipotekës në Kukës është çuar nga karrigia e tij dhe ka sulmuar nënkryetarin e Bashkisë, krahun e djathë të Safet Gjicit. Teksa të dy nisën përleshjen, menjëherë për të shuar sherrin ndërhynë shefi i sigurisë në Bashki, Ylber Duraku (nga e djathta) dhe drejtori i Doganës së Morinës, Alban Trota (nga e majta).



Të dy ia dalin që të ndajnë sherrin, i cili nuk dihet nëse ka vijuar edhe më tej jashtë ambienteve ku ishin mbledhur për t’u sqaruar. Megjithatë mbetet mister shkaku i përplasjes mes tyre, që mesa duket është i rëndë. Aq sa ka degraduar në përdorimin e grushtit. Përse të jenë përplasur vallë?