
Nuk kanë të ndalur problemet për shkak të reshjeve të shumta të dëborës në veri në vendit.
Pas mungesës së energjisë elektrike në disa fshatra të Pukës për shkak të dëmtimit të linjës Fushë Arrëz-Pukë, probleme janë shfaqur edhe në Dibër.
Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë kanë mbetur pa energji elektrike që është prej pesë ditësh për shkak të motit të keq.null
Energjia është shpëutur për shkak se shtyllat e tensionit dhe përcjellësit elektrikë janë këputur për shkak të dëborës.
Në disa zona janë vënë re thyer të shtyllave të tensionit dhe janë këputur telat si pasojë e peshës së akullit.
Ndërkohë, në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditësh e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës.