Ballina SOCIALE Ura burim aksidentesh në aksin Burrel – Skuraj

Ura burim aksidentesh në aksin Burrel – Skuraj

0

Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj veç problemeve që ka me shfaqjen e gropave, i mungojnë pothuajse të gjithë elementët e sigurisë. Kjo urë në fshatin Kokërdhok të Njësisë Administrative Ulëz, është bërë disa herë burim aksidentesh që fatmirësisht kanë qenë pa pasoja të rënda në njerëz. Mjetet lëvizin me shpejtësi në asfasltin e ri të hedhur pas ndërtimit të urës, por sapo kalojnë urën, përballen me ulje të karrexhatës e për pasojë drejtuesit e mjeteve humbin kontrollin duke përfunduar poshtë rrugës. Ditët e fundit, numri i aksidenteve të ndodhura aty është shtuar gjë të cilën e tregojnë edhe shenjat e makinave të rëna poshtë rrugës apo pjesët e tyre të mbetura aty. Jashtë kameras, banorët e zonës përreth thatë se sidomos në ditët me shi, mjetet rrëshqasin në asflatin e ri dhe në mungesë të barrierave mbrojtëse anësore, sapo kalojnë urën, përfundojnë poshtë rrugës. Por ky nuk është problemi i vetëm i kësaj rruge, pasi sinjalistikë horizontale e vertikale si dhe barriera mbrojtëse mungojnë pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij

Exit mobile version