Rekamë

Tre vite liri arriti te shijonte Tesilvan Basho, pas arratisjes nga burgu në Itali, ku ushte i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje. Anëtari i bandës së Llanajve në Vlorë si dhe Vëllai i tij, ranë në prangat e policisë në Selenicë të vlorës, ndërkohë që policia ka bërë edhe një komunikatë për mediat, ku ka njoftuar arrestimin e tij si dhe ka bërë një rezume të veprave penale autor i të cilave Basho është.

Në momentin e arrestimit nga unformat blu, 38-vjeçari tentoi largohet, por kjo tentativë rezultoi e dështuar. Ndaj Bashos dhe vellait te tij, rendon edhe akuza e shtrengimi per dhenien e pasurise, pasi në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 mijë euro një biznesmeni, e ndërsa akuzohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale, si vrasje apo në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në momentin e arrestimi te dy vëllezërve u është sekuestruar një arsenal armës, municione, tritol dhe 10 kilograme lëndë narkotike, kanabis.

Ndërkohë në qytetin bregdetarë të Vlorës raportohet për perzencë të shtuar policore, ndërsa burime bëjnë me dije se pritet të ketë arrestime të tjera.