AKTUALITET Tragjike në Tiranë/ Dibrani vret të dashurën pastaj veten 02/10/2021 0 FacebookWhatsAppEmailCopy URL Çifti Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah që i dhanë fund sot jetës së tyre, ishin në një lidhje bashkëjetese.Gjatë konfliktit në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, fillimisht 31-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të.Ajo ishte zhvendosur në Shqipëri për të jetuar me shqiptarin teksa në rrjete sociale të këtij të fundit duken foto të tyre të përbashkëta dhe mesazhe dashurie.Mësohet se 31-vjeçarja është ganeze me pasaportë franceze kurse 31-vjeçari nga DibraFillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga ganezja Jawsackie Jaboah u dëgjuan të bërtitura, sherr dhe konflikt.Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije.Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 31-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë.