Rekamë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat. Mësohet se tre persona janë bllokuar teksa po pastronin pusin për vaditje. Pas më shumë se 30 minutash të bllokuar në thellësi janë nxjerrë të pajetë Gentian Hoxha 45 vjeç dhe Kamber Hoxha 77 vjeç, ndërsa Neim Hoxha 46 vjeç u nxor me shenja jete, por nuk mundi të mbijetojë.

Tre viktimat janë anëtarë të një familje, ndërsa konkretisht humbën jetën gjyshi dhe dy nipat e tij.  I pari që hyri në pus ishte 75-vjeccari Kamber Hoxha, pasi donte të pastronte pusin, por për fat të keq mbeti i bllokuar brenda. Për ta shpëtuar hyri Gentjani, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë, po ashtu dhe Neimi.