Takimi i Bashës/ Simpatizantja dibrane i bën thirrje: Mos u lëndo nga fjalët e të zemëruarve, na pri

0

Një nga simpatizantet e Prtisë Demokratike në Dibër ka kërkuar se kryedemokrati Lulzim Basha të prijë vendin drejt Evropës. Referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, vajza me emrin Sihana tha se ai është e shkuar dhe do të mbetet e shkuar. Simpatizantja i kërkoi Bashës të mos lëndohet nga fjalët e Berishës e të shumë njerëzve të tjerë pasi sipas saj, janë të zemëruar e i përkasin të shkuarës.

“Përshëndetje të gjithë, unë jam Sihana dhe jam sot këtu si zëri i rinisë dibrane. Ne jemi me ju zoti Basha, zgjedhim të ardhmen sepse në fakt ne jemi e ardhmja. Zoti Basha mos u lëndoni nga fjalët e hidhura të disa njerëzve sepse janë të zemëruar. Gënjeshtrat e tyre bien ndesh me të vërtetat që ju thoni. Një politikan bëhet burrë shteti kur mendon për brezat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Të bëhemi bashkë për t’i dhënë fund kësaj bande rilindase,”- tha simpatizantja.