Pasi SPAK nisi hetimet ndaj Ilir Metës, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit Halit Valteri.
Valteri u shpreh se ka besim tek drejtësia dhe kërkoi që të lihej SPAK të kyente hetimet.
‘Të lëmë SPAK të kryejë hetimet, kam besim se drejtësia do triumfojë’– deklaron Valteri për ‘News24’.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, “Kronen Zeitung”, e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.