Skandal/ Kamioni nga Bulqiza hedh mbeturinat përgjat rrugës Burrel-Klos

0

Rruga nacionale nga Bulqiza në Klos po përdoret për depozitimin e mbetjeve nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato inerte e deri tek produktet e konsumit të përditshëm.
Siç shihet nga pamjet, në fshatin Plan i Bardhë janë depozituar një sasi e konsiderueshme kastravecësh.

Jashtë kameras, banorë të zonës thanë se kanë parë një kampion teksa i shkarkonte, por nuk kanë mundur dot ta arrijnë pasi kur kanë shkuar aty ai ishte larguar.
Sipas tyre, kamioni i cili hodhi këto mbeturina aty, vinte nga Bulqiza.
Por për banorët ky nuk është ndonjë problem i madh, pasi nga makina në lëvizje hidhen mbeturina nga më të ndryshmet, të cilat pas reshjeve të shirave shkojnë në fshat.

Produktet e importit të cilat nuk gjejnë treg hidhen buzë rrugëve apo lumenjëve siç është rasti i Dibrës. Kjo ka bërë që banorët të kërkojnë nga autoritetet të merren masa, pasi ato mund të përmbajnë edhe helme që mund të sjellin pasoja nëse i konsumojnë bagëtia.