Situata nga reshjet e shiut te rena në ditët e fundit, ka sjellë probleme edhe ne qarkun e Dibrës. Kështu, ka patur rrëshqitje të bazamentit të rrugëve në aksin nacional Milot – Burrel, në pjesën e Shkopetit. Po ashtu edhe në rrugën nacionale Klos – Bulqizë në afërsi të fshatit Plan i Bardhë. Por në njësinë administrative Reç të Dibrës ka pësuar dëme edhe në një banesë ku jetonin 6 anëtarë të një familje. Rrufeja e rënë në këtë banesë ka shkaktuar disa plasaritje. Gjithashtu edhe në Njesine Administrative Xibër të Bashkis Klos ka pasur rrëshqitje dheu shumë pranë banesave, pasojë kjo e punimeve për hapjen e trashesë së rrugës së Arbërit. Lidhur me këtë situatë të krijuar por edhe me masat e marra për periudhën e vitit me reshje në vazhdim, Mat Tv i mori një prononcim Prefektit të qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Ndonëse qarku Dibër nuk është problematik në periudhat me reshje shiu, ankimimet më të shumta vijnë për firmat sipërmarrëse të mirëmbjatjeve të rrugëve, që sipas drejtuesve të mjeteve, ose janë inekzistente dhe në rasti më të mirë nuk e kryejnë punën me cilësi dhe në kohë.