Situata ne qarkun e Dibres nga covid-i. Në Mat 20 tamponë të kryer 24 orët e fundit

0

Burime te sigurta prane Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në të tre drejtorite e qarkut te Dibres bejne me dije se per 24 ore e fundit vetëm ne bashkinë Diber jane marre 37 tampone të personave të dyshuar me sëmundjen e koronavirusit dhe akoma s’jane marre pergjigjet. Këto 37 tamponë janë marrë kryesisht nga persona që janë personel i bluzave të bardha apo institucione te tjera, por dhe nga qytetare te thjeshte.
Nga të njëjtat burime mësohet se edhe nga Mati gjate 24 oret e fundit jane derguar për verifikim 20 tamponë për Covid-19. Edhe këtu tamponët jane marre nga personel i bluzave të bardha si dhe qytetare te thjeshte, ndërsa pritet kthimi i përgjigjes për këto 20 raste nëse rezultojnë pozitiv apo negative për koronavirus.
Ndersa ne Bulqize mësohet se jane marre rreth 30 tamponë për qytetarë të dyshuarv për koronavirus pothuajse nga te gjitha institucionet shtetërore por dhe nga qytetare. Rasti më i veçantë në këtë Bashki është ai ne shkollen “Jani Fullani” Martanesh, ku jane marre tampon për koronavirus nga 8 mesues të kësaj shkolle.
Pra në të gjithë qarkun Dibër vetëm në 24 orët e fundit janë marrë 87 tamponë për rastet e dyshuara me Covid-19, çka tregon për një situatë jonormale të pandemisë së koronavirusit edhe në këtë qark.
Policia nga ana tjetër vijon të bëjë kontrolle për vendosjen e maskës nga qytetarët edhe në mjediset publike, ndërsa ne doganen e Bllates vijojnë kontrolle te rrepta për zbatimin e protokollit të sigurisë antiCovid per kalimtaret nga të dy anët e kufirit.