Shulbatërr, banorët në pritje të ndërhyrjes së Bashkisë për zgjidhjen e problemit të ujërave të ndotura

0

Disa javë më parë Bashkia e Klosit dërgoi në fshatin Shulbatërr bazën materiale për zgjidhjen e problemit të ujërave të ndotura të cilat kishin dalë në sipërfaqe. Por edhe pse ka kaluar kaq kohë, ende nuk ka nisur puna për riparimin e defekteve që kanë çuar që ujërat e zeza të rrjedhin lirshëm në rrugë e para banesave. Banorët janë në pritje të specialistëve të pushtetit vendor për të bërë ndërhyrjen e nevojshme pasi nisja e ngricave do ta bëjë të pamundur ndërhyrjen. Si rezultat i amortizimit të rrjetit, ujërat e zeza po rrjedhin në sipërfaqe duke dëmtuar edhe rrugën. Kryetari i fshatit shulbatërr Myrteza Gjini tha se situata është bërë shumë e keqe pasi ndotja nga prania e ujërave të zeza është e madhe. Ai kërkon që ndërhyrja të bëhet sa më parë, pasi banorët janë në rrezik të marrjes të ndonjë infeksioni si rezultat i ndotjes së krijuar.

  Rrjeti i ujërave të zeza të fshatit Shulbatërr në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit është i dëmtuar prej afro 1 viti e gjysmë.