Shkullaku: A mund të flasë Yuri Kim për dosjen e Dibrës ku në përgjime del Manja

0

Analisti Armand Shkullaku u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se ambasadorja amerikan Yuri Kim kur flet për sukseset e reformën në drejtësi duhet të na thotë se çfarë është bërë me disa çështje që u mbyllën pa u hetuar.

“A mund të na thotë ambasadorja se çfarë është bërë me dosjen e Dibrës për të cilën ka dalë në përgjime edhe ministri aktual i Drejtësisë? Çfarë u bë me patronazhistët, po me daljen e të dhënave sensitive?”, tha Shkullaku.

Sipas tij, janë këto çështje për të cilat ambasadorja duhet të pyetet dhe të japë përgjigje, pasi ajo dosja e Dibrës, ku u përfshinë në vjedhje votash zyrtarët, ministrat e deputetët, u katandis nga Tirana në Dibër, nga Dibra në Tiranë dhe në fund u mbyll