Rruga e lagjes së Llixhave në Peshkopi në gjendje të mjerueshme

0

Banorët e lagjes së Lllixhave në qytetin e Peshkopisë vijojnë të përballen çdo ditë me gjendjen e rënduar të rrugës së tyre. Ndonëse kjo rrugë ju shërben mijëra banorëve të kësaj lagjeve dhe qindar frekuentuesve të ujërave termale, deri më sot nuk është marrë asnjë masë për ta zgjidhur përfundimisht problematikën e krijuar. Banorët e lagjes janë lodhur me ngritjen e zërit ndaj refuzojnë të mos flasin. Ndërkohë frekuentuesit e ujërave termale thonë se është turp që kjo rrugët të jetë në këtë gjendje pasi ujërat termale gjenerojnë të ardhura ekonomike për qytetin e Peshkopisë. Ata i bëjnë apel pushtetit vendor që të ndërhyjë pasi situata është shumë e keqe sidomos në ditët me shi, ku balta jo vetëm pengon lëvizjen e tyre, por rruga bëhet gati e pakalueshme.

Ndonëse është premtuar disa herë rehabilitimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, ende nuk është bërë realitet, duke i lënë banorët në të njëjtën gjendje prej 3 dekadash.