Rrëmbimi i Jan Prengës, SPAK merr në dorë dosjen për zhdukjen e 17 janarit në Kamëz

0
5

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta kalojë dosjen e bujshme të pengmarrjes dhe vrasjes makabre të Jak Prengës në duart e Prokurorisë së Posaçme. 

Për shkak se lënda hetimore është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme, hetimet për këtë ngjarje pritet të bëhen nga kjo strukturë. 

49-vjeçari Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz. Trupi i tij nuk është gjetur, ndërsa dyshimet janë se autorët e kanë zhdukur atë. 

Në arrest kanë përfunduar 5 persona si të dyshuar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.