
Në Qarkun Dibër janë karantinuar 11 mësues si të infektuar me Covid-19, apo që kanë pasur kontakte me persona të infektuar.
Mësusesit të rezultuar me koronavirus janë 3 në Bashkinë Dibër, 4 në Mat, 2 në Klos dhe 2 në Bashkinë Bulqizë .Të gjithë mësuesit janë zëvendësuar nga ZVA përkatëse.
Ndërkohë mësohet se i infektuar me Covid-19 është edhe Shefi i pavionit të Patologjisë në spitalin Rajonal Dibër, mjeku Ibrahim Kazijai i cili po mjekohet në shtëpi.