
Kur na ndajnë dhe me pak se 2 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, kanë nisur dhe zërat se kush do të jenë emrat që do përfshihen në listën kandidatëve. Edhe në qarkun Dibër pritet që të ketë mjaft surpriza nga forcat politike. Burime për Mat Tv kanë bërë me dije se deputetja Reme Lala pritet që të mos kandidojë në qarkun e Dibrës. Burimet për Mat Tv theksuan se deputetja Reme Lala do të kandidojë në qarkun e Tiranës për Partinë Socialiste. Kujtojmë që Znj. Lala u zgjodh për herë të parë si deputete e Parlamentit të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 me PDIU.