Bashkë-kryetarja për Komisionin e Reformës Territoriale, Dhurata Çupi u shpreh për Euronews Albania se PS kërkoi shtyrjen e komisionit të Reformës Territoriale, pasi nuk do që i japë rëndësinë e duhur.
Çupi tha se mazhoranca ka tendencë ta shtyjë këtë reformë, por opozita i ka lënë afat deri më 21 tetor.
Ndërkohë sipas Çupit maxhoranca, pretendon se nuk ka gati ende ekspertizën për këtë reformë të rëndësishme.
“U kërkua nga bashkë-kryetarja, zonja Denaj, unë si përfaqësuese e opozitës e kundërshtova. Është një tendencë e mazhorancës për ta shtyrë, duan ta zbejnë interesin e një reformë kaq të rëndësishme. Ata pretenduan që ekspertët kanë nevojë të përgatisin materialin e tyre dhe iu duhet akoma kohë. PS tha që ekspertizën nuk e ka gati. Ne kërkuam një afat të arsyeshëm dhe propozimi është të shtyhet deri në datën 21 tetor”, u shpreh Çupi.