Qytetari nga Burreli: I them Bashës qofsh i xhenetit, në 18 bëje hallvën me kripë

0

 Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet mbrëmjen e sotme në Burrel, aty lku po zhvillon edhe ‘foltoren e radhës me mbështetësit e tij dhe të Partisë Demokratike.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe banorë të zonës së Matit, ku njëri prej tyre edhe ka folur.

Në fjalën e tij qytetari ka pasur një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha, të cilit i ka thënë se në datën 18 do ta gatuaj hallvën me kripë dhe jo me sheqer. Ai ka shtuar duke iu referuar Bashës, se kur e vret veten vetë politikisht, në Mat nuk ia merr njëri gjakun.

Kujtojmë se kjo është foltorja e radhës që ish-lideri demokrat ka zhvilluar në vazhdën e disa të tillave që ka ndërmarrë në të gjithë vendin, me qëllim mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

QytetariKujdes me hallvën që gatuan Basha më 18, se do ta gatuajë me kripë, jo me sheqer. Lulzim Bashës do i themi, kur e vret veten vetë politikisht, në Mat nuk ta merr gjakun kush. Do pastrojmë fillimisht shtëpinë tonë. Do i them Bashës qofsh i Xhenetit. Na ka ikur rinia, duke dhënë 20 mijë euro, që djali të na ikë nga shtëpia. Shpresojmë që të na kthehen ata pëllumba. Zonja ambasadorja, je përfaqësuese e tempullit të lirisë, por nuk je në pozicionin e duhur.