Rekamë

Një ndër qytetarët që mori pjesë në protestën e zhvilluar pranë Pallatit të Kulturës në Burrel ishte edhe poeti i mirënjohur matjan, Basir Bushkashi. Në fjalën e tij, Bushkashi e quajti shembjen e teatrit si një moment ogurzi për Shqipërinë duke e krahasuar atë me krimet e Makbethit të Shekspirit që ndohin natën. “Mua si dhe j una vjen mirë dhe keq që artistët nga Tirana vijnë dhe ndajnë dhimbjen me ne. Në të vërtetë ka ndodhur një tragjedi e madhe, për ata që e kuptojnë. Ne dimë një gjë, politika ka thyer shumë ëndërra, por kurrë kështu jo. I ka shumë borxh politika këtij vendi, por ky është një attentat i rëndë që është drejtuar kundër zemrës së këtij populli. Çdo shqiptar ka nga një milimetër nga ai teatër, pasi është Teatri Kombëtar dhe askush në këtë vend nuk vlen sa ai teatër. Edi Rama kam qejf të jetë Kryeministri më i mirë i Ballkanit, Europës apo krejt botës, por shembjen e teatrit nuk e justifikon, me një farë artistllëku, gjasme. Është moment ogurzi për kombin tonë. Të shembësh teatrin sikur nuk është asgjë, është gjë e zezë si tek Shekspiri, “Makbethi” ku krimet ndodhin natën. Në atë teatër kanë buçitur zërat të fuqishëm të aktorëve të mëdhenj. I dridhen eshtrat Kadri Roshit të madh, Sandër Prosit. Mua më vjen keq për një gjë. Është për të të ardhur keq pasi kjo gjë nuk ndodh në Greqi, Itali apo vende të tjera, por ndodh tek ne. Edi Rama është mjeshtri i së keqes ndër të gjithë ne sepse e mira i duket e keqe dhe e shëmtuara e bukur. Kur të gjithë shiptarët ishin të mërzitur për shembjen e teatrit, për mua vetëm Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë qenë më të lumturit, e kjo është për të ardhur keq. Ne jemi përkrah jush, përkrah artit, kulturës dhe trashëgimisë tonë historike e kulturore” – tha në këtë protest, poeti Bushkashi.