Lufta Brenda partisë Demokratike ka ngjallur interesin qytetar të cilët e shohin në forma e përfudnime të ndryshme. Qytetarët e Dibrës janë të ndarë në mendime sa i përket kësaj përplasjeje Brenda forcës më të madhe opozitare në vend. Disa prej qytetarëve mendojnë se në fund i fituar do të dalë kreu aktual i PD Lulzim basha ndërsa të tjerë Sali Berisha. Megjithatë, qytetarët shprehen se kjo luftë Brenda opozitës nuk sjell asnjë dobi për qytetarët shqiptar.

Shumë prej dibranëve refuzojnë të përgjigjen, duke mos treguar interes në lidhje me situatën politike Brenda Partisë Demokratike që ka nisur qëkur Basha përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën.