Lulzim Basha po përballet me një furtunë të vërtetë në Partinë Demokratike, ku shumë nga deputetët e kësaj force politike, kanë kërkuar largimin e tij urgjent dhe hapjen e garës në PD. 

Basha nuk ka bërë asnjë prononcim për situatën në PD, duke u sjellë sikur nuk ka ndodhur asgjë, por ka publikuar një video ku uron 8 marsin. 

Kujtojmë se ditën e djeshme, pas humbjes dramatike të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke e klasifikuar PD-në forcë të tretë, Basha deklaroi se “nuk ka humbur asnjë betejë në jetë”. 

Postimi i Bashës: 

Pas revoltës në PD, bëhet i gjallë Lulzim Basha: Gëzuar