
Tre punëtorët e bllokuar në minierën “Balgjaj”, njësia Administrative Selishtë, një natë më parë janë nxjerrë të pajetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.
Burimet nga policia bëjnë me dije se viktimat janë Ismail Hoxha, rreth 64 vjeç me detyrë inxhinier minierë, Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Peshkopi dhe Rruzhdi Rrushiti, 33 vjeç banues në Bulqizë.
Inxhinieri së bashku me dy punëtorët humbën kontaktet me familjen para 48 orësh. Ngjarja është denoncuar nga vëllai i inxhinierit të minierës Sami Hoxha, rreth orës 18:15 e së mërkurës. Menjëherë pas këtij denoncimi, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur të pajetë tre minatorët. Sipas të dhënave paraprake, ata kanë humbur jetën nga asfiksimi për shkak të rrjedhjes së gazit, pasi miniera nuk kishte sistem aspirimi.