
Janë nxjerrë nga miniera të gjithë minatorët të cilët u bllokuan pas gazit ne thellesi të galerisë në minierën e kromit në fshatin Thekën të Martaneshit. Sipas informacioneve të para, nga 6 minatorët, dy prej tyre janë lënduar, njëri është dërguar me helikopter në Tiranë në gjendje të rënduar ndërsa tjetri po merr trajtim në spitalin e Bulqizës. Minatorët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.null
Dyshohet se ka qenë një shpërthim nga gazi që ka shkaktuar incidentin. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Katër autoambulanca dhe forca policie u nisën me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Dibra e Burreli. Pritet që ngjarja të zbardhet e plotë