Një tjetër pacient me koronavirus hidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi”

0
lajm i fundit mat televizion

Një pacient i infektuar me koronavirus raportohet se është hedhur mbrëmjen e së mërkurës nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pacienti 65 vjeçar kishte disa ditë i shtruar në spital dhe ndodhej  në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ishte i intubuar.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet që çuan të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe më 13 gusht në të njëjtin spital ku një 29 vjeçar u hodh po nga kati i katërt i spitalit dhe ndërroi jetë.