
Ashtu siç ishte njoftuar nga Bashkia Mat, këtë të hënë ka nisur zbatimi i shërbimit të parkimit me pagesë në qytetin e Burrelit. Që prej orës 8 të mëngjesit, në rrugët e përcaktuara ku do të zbatohet parkimi me pagesë, janë bërë kontrolle nga policia Bashkiake.
Këta të fundit kanë verifikuar të gjitha mjetet e parkuara në rrugët e ndara në zona A dhe Zona B.
Për shkak të njoftimeve të shumta të bëra nga pushteti vendor nëpërmjet vendosjes së lajmërimit në xhamat e makinave dhe njoftimit të bërë në media, qytetarët kanë zbatuar vendimin duke lënë lirë vendparkimet në rrugët kryesore.
Nga kjo e hënë rrugët nga ish Agjesia deri tek Muzeut Historik, unaza e vogël e qytetit janë zona A dhe parkimi kushton 50 lekë për një kohë 0 deri në 2 orë. Ndërsa rrugët e tjera të përcaktuara si zona B parkimi kushton po 50 lekë por me një kohëzgjatje më të madhe, 0 deri në 3 orë. Qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe parkimin publik pa pagesë pranë stadiumit “Liri Ballabani”. Qytetarët që p[arkojnë në zonat me pagesë duhet të dërgojnë sms në numrin 51 500 me tekst targën e mjetit dhe zonën e parkimit.