Ngjarje e rëndë në Dibër, 15-vjeçarja helmon veten

0
19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një 15-vjeçare dyshohet se ka konsumuar një sasi me medikamente në banesën e saj.

Nga njoftimi i Policisë, bëhet e ditur se janë referuar në Prokurorinë e Dibrës materialet hetimore për vlerësim, në lidhje me shtetasen Xh. K., 15-vjeçe. Nuk dihet arsyeja që e ka çuar 15-vjeçaren drejt marrjes së vendimit ekstrem, ndërkohë që ajo ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.