
lajm i hidhur është mësuar sot. Mjeku, profesori, ish-deputeti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare.
I lindur në Korçë në vitin 1952, Cikuli shërbeu si Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Ai ka qenë pjesë e forumeve drejtuese të PD që prej vitit 1994, si anëtar i kryesisë së PD, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe dy herë deputet në legjislaturën e viteve 1996 dhe atë të vitit 2001. Cikuli njihet si përfaqësues i nderuar i elitës qytetare dhe intelektuale të Tiranës, një zë i moderuar, që punoi me ndershmëri dhe mbrojti parimet e njeriut të lirë.