Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan, ndërsa u tha se ishin besimtare të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.
Me një postim në rrjete sociale, Ndoka bën përgjegjës kryeministrin Rama për “dramat e familjeve në nevojë”, ndërsa thotë se “Dëshmitarët e Jehovait” janë një komunitet që qëndron pranë familjeve në nevojë, që predikojnë çdo ditë atë që ata vetë besojnë.
“Dëshmitarët e Ramës” përfaqësojnë Institucionet e shtetit, të cilët e kanë për detyrë ligjore dhe kushtetuese të hartojnë politika mbështetëse dhe t’i zbatojnë ato për familjet në nevojë, në komunitet e kudo.