
Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu u thirr në SPAK ku për 3 orë dha dëshminë e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit.
Pas thuajse tre orësh tashmë Mziu ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK.
“Rakip Suli është i terrorizuar nga zgjedhjet e ardhshëm vendore. E fitoi bashkinë me 6%. Unë u pyeta si deklarues nuk mund të jap më gjatë shpjegime për shkak të sekretit të hetimit”, ka thënë Mziu.
Kryebashkiaku aktual i Kamzës kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre.
Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.
Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% t’i kalojë bashkisë për banesa sociale.