Mziu nga Dibra: Pjesëmarrje e ulët në votime, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie, komisionerët janë të OSHEE

0

Deputeti demokrat, Xhelal Mziu nga zona e Sllovës në Dibër, deklaroi se problematikat në votimet e sotme, kanë qenë kryesisht për shkak të kushteve natyrore, në zonat e thella të Lurës, Zallë Dardhës dhe Selishtës.

Duke folur për MCN Live, ai tha se problem për votuesit ka qenë mungesa e energjisë elektrike, që ka mbyllur për një kohë të konsiderueshme votimin dhe ka bërë që të ketë pjesëmarrje të ulët.

“Ka pjesëmarrje më të ulët se herët e tjera, prej kushteve atmosferike dhe rrugëve të bllokuara. Nuk ka asnjë reagim nga qeveria, komisionerët janë edhe të OSHEE dhe punonjës të bashkisë. Nuk janë në terren dhe kjo e ka vështirësuar ndjeshëm situatën. Dëbora kishte filluar që dje, duhet të kishte grupe në terren nga pushteti vendor dhe qendror. Nuk ka patur as konsulencë, nëse duhej filluar manualisht votimi, apo të vinte energjia elektrike. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të kthehen mbrapsht. Për shkak të qeverisë qytetarëve nuk iu jepet e drejta për të votuar”.