Qyteti i Burrelit kohët e fundit po pëson shumë ndryshime pozitive në infrastrukturë e shërbime nga ana e Bashkisë Mat. Por përsëri ajo që shikojmë që aksesueshmerisë për personat me aftësi ndryshe, personave të moshes së tretë si dhe nënave me fëmijë, ka nevojë për përmirësim. Në mjaft bulevarde kryesore dhe disa institucione të qytetit të Burrelit është ndërhyrë për ndërtimin e rampave, por sërish ato nuk janë të mjaftueshme.

Për shembull vendosja e rampës do të ishte e nevojshme në hyrje të Muzeu Historik Mat , në mënyrë që ai të jetë i aksesueshëm edhe për personat me aftësi ndryshe.

Ndërtesa postare, e cila është një ndër ndërtesat më të frekuentuara nga personat me aftësi ndryshe ka vetëm një prag të vogël në hyrje. Këtu mungojnë vendparkimet e rezervuara pranë saj. Sportelet e shërbimit janë të larta për personat që lëvizin në karrocë invalidi.

GJithashtu akoma nëpër shkolla, ku përjashtojmë shkollën “31 Korriku”, mungojnë rampat. Sigurisht qa ato janë të domosdoshme në këto institucione arsimore ku arsimi është gjithëpërfshirës.

Le të shërbejë kjo kronikë e jona vëzhgimore për të nxitur sadopak institucionet përgjegjëse për investime të mëtejshme në përmirësimin e aksesueshmërisë për personat me aftësi e nevoja ndryshe.

Lindita Beqiri