
Digjet një makinë në baypassin e Murrizit në rrugën e Arbrit. Makina tip Mercedez ka marrë flakë duke u ngjitur tek hanet, sipër fshatit Bastar Murrizë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi shoferi dhe pasagjerët kanë dalë por pa mundur të shuajnë flakët.
Shkak dyshohet se është bërë nxehja e motorit.