Rekamë

Është mbledhur ditën e sotme në orën 15:00 Komiteti teknik i Ekspertëve për të përcaktuar masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19.

Është propozuar zgjatja e orës për muzikën në lokale edhe me 60 minuta duke u ndryshuar nga 22:00 që ishte dhe duke caktuar kufirin e fundit kur muzika do të lejohet në lokale orën 23:00.

“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, tha ndër të tjera Rakacolli.