Është mbajtur ditën e sotme në Dibër një takim rajonal për Strategjinë e Decentralizimit dhe Vetëqeverisjes Vendore 2023-2030, me pjesëmarrës nga bashki të ndryshme.
Takimi i nisur në orën 10:15 nga Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, bëri bashkë përfaqësues nga bashki të ndryshme të zonës, si Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Kukës, Has. Fokusi i tij ishte mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve që mund të përfshihen, në strategjinë e re të decentralizimit në funksion të forcimit dhe demokratizimit të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri.
Në takim ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku Lefter Alla, i cili ka ngritur zërin mbi tre çështje parësore.
Mësohet se Alla dha sugjerime për një proces të transferimit të pronës së paluejtshme në njësitë e qeverisjes vendore. Kjo gjë lidhet me pengimin e investimeve strategjike në këto prona, pasi njohja e saj si pronë shtetërore por mos hipotekimi në emër të bashkisë që ndodhet, pengon investimet. Duke qenë në këto kushte, sipas Allës, këto prona mbeten të pashfrytëzueshme siç duhet nga bashkitë.
Çështja e dytë ishte e lidhur me rritjen e burimeve financiare të bashkive, nëpërmjet reformës së decentralizimit fiskal. Sipas Allës, kjo reformë u jep qeverive vendore më shumë mundësi fitimi. Në lidhje me Bulqizën, një burim fitimi për Bashkinë do të ishte ndarja e tarifës tatimore që shkon nga minierat e kromit për buxhetin e shtetit dhe buxhetin e bashkisë, duke bërë një balancim të taksave.
Propozimi i tretë që erdhi nga kryebashkiaku Alla, ka të bëjë me menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e pyjeve të cilat sipas tij duhen trajtuar në një formë ndryshe. Buxhetet e qeverive vendore nuk mjaftojnë për menaxhimin e situatave të cilat ndonjëherë konsiderohen problematike, dhe në këto kushte lind nevoja për asistencë nga buxheti i qeverisë.
Postimi i plotë:
Në takimin rajonal mbi 𝘚𝘵𝘳𝘢𝘵𝘦𝘨𝘫𝘪𝘯ë 𝘦 𝘋𝘦𝘤𝘦𝘯𝘵𝘳𝘢𝘭𝘪𝘻𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘝𝘦𝘵ë𝘲𝘦𝘷𝘦𝘳𝘪𝘴𝘫𝘦𝘴 𝘝𝘦𝘯𝘥𝘰𝘳𝘦 𝟐𝟎𝟐𝟑-𝟐𝟎𝟑𝟎, ku sugjerimet e mia konsistuan kryesisht mbi
𝘗𝘳𝘰𝘤𝘦𝘴𝘪𝘯 𝘦 𝘵𝘳𝘢𝘯𝘴𝘧𝘦𝘳𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵ë 𝘱𝘳𝘰𝘯ë𝘴 𝘴ë 𝘱𝘢𝘭𝘶𝘢𝘫𝘵𝘴𝘩𝘮𝘦 tek njësitë e qeverisjes vendore;
𝘙𝘦𝘧𝘰𝘳𝘮ë𝘯 𝘦 𝘥𝘦𝘤𝘦𝘯𝘵𝘳𝘢𝘭𝘪𝘻𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘧𝘪𝘴𝘬𝘢𝘭, ku të ketë një balancim më të mirë të përqindjes së taksave që bizneset e konsideruara si pasuri kombëtare, rasti i minierave, derdhin në buxhetin e shtetit dhe në atë të qeverisë vendore.
𝘔𝘦𝘯𝘢𝘹𝘩𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘮𝘣𝘦𝘵𝘫𝘦𝘷𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘣𝘳𝘰𝘫𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘱𝘺𝘫𝘦𝘷𝘦, pasi bashkitë që shfaqin vështirësi kanë nevojë për asistencë dhe fonde, të cilat nuk mund të mbulohen nga buxheti i qeverisë vendore.